Ushtria siriane të martën ka vazhduar të luftojnë me rebelët në një nga qytetet më të mëdha të vendit - Aleppo. Vazhdojnë të vijnë njoftime mbi përleshje të reja dhe granatimin e pozicioneve të kryengritësve me helikopterë. Operacioni ushtarak kundër opozitës së armatosur në Aleppo po vazhdon tashmë për të tretën ditë me radhë. Sipas të dhënave të aktivistëve, të hënën në beteja janë vrarë më shumë se 25 persona, nga qyteti nuk po rresht fluksi i refugjatëve.

0Televizioni shtetëror sirian, në të kundërt, nuk njofton asgjë për atë çka po në Aleppo, duke raportuar në vend të kësaj mbi sukseset trupave qeveritare në një qytet më të vogël sirian - Homs. Sipas njoftimeve të televizionit sirian, ushtria arriti të marrë kontrollin ndaj rajonit strategjikisht të rëndësishëm për kryengritësit në Homs.