0Në Siri të dielën sulmit nga ana e tankeve të trupave qeveritare iu nënshtrua një autokolonë, në përbërjen e së cilës ishte edhe Kreu i Misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OKB-së, Gjeneral-lejtnanti Babacar Gaye. Për këtë njoftoi të hënën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. Si rezultat i këtij sulmi, fatmirësisht, askush nuk u plagos. Detaje të incidentit nuk janë raportuar. Ky tashmë është sulmi i dytë ndaj autokolonës së Babacar Gaye, i cili arriti në Siri një javë më parë.