0Qyteti i Tulës, i cili ndodhet 200 km në jug të Moskës, u bë kryeqyteti i të parës herë në histori të Zoo-Olimpiadës apo Olimpiadës Zoologjike. Lojrat midis “vëllezërve tanë më të vegjël” i organizoi ekzotariumi vendor. Ai zotëron një koleksion unikal të zvarranikëve, që llogariten në afro 600 lloje gjarpërinjsh, zhapikësh, breshkash, krokodilësh si dhe skorpionësh (akrepësh), amfibësh dhe përfaqësuesish të tjerë të faunës.

Zoo-Olimpiada, që përkon me Lojrat Olimpike Verore në Londër, u zhvillua për tre ditë. Dita e parë shënoi vrapimin e buburrecave dhe të minjve në distanca të shkurtëra; dita e dytë - kërcimin së gjati të bretkosave dhe sprintimin e qelbësave. Në finale vrapuesit fitimtarë: qelbësi, miu dhe buburreci u ballafaquan në “betejën e titanëve”. Që gjithçka të ishte e ndershme, distancën për secilin e përcaktuan proporcionalisht me përmasat e finalistit. I pari e kaloi finishin buburreci. Por tifozët ishin të përgatitur tashmë për një rrjedhë të tillë të “betejës”, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” bashkëpunëtorja e zyrës së shtypit të ekzotariumit Tatiana Babkina:

- Ne kemi një kafshëzë orakull, rakuna, që quhet Xhema, e cila parashikon rezultatet e garave. Dhe jo vetëm të atyre me peshë, por edhe të kësaj Zoo-Olimpiadës tonë. Ajo paratha se do të fitonte skuadra e buburrecave.

Aktualisht, e gjithë vemendja e banorëve dhe mysafirëve të qytetit të Tulës është përqëndruar te orakulli Xhema, së cilës i janë besuar të parashikojë rezultatet e Lojrave Olimpike në Londër. Gjetjen e saj të parë parë orakulli me gëzof nga Tula e ka bërë tashmë: fitorja në kreun e tabelës së klasifikimit i përket ekipit olimpik të Kinës. Babkina shpjegon, se në ç’mënyrë zhvillohet proçesi i parathënies së rezultateve sportive:

- Fillimisht marrim ndonjë gjë të shijshme, që Xhema e dëshiron fort, zakonisht panine dhe i shënjojmë ato me flamuj dhe emërtime, për shembull, të ekipeve të shteteve që u përkasin. Xhema i nuhat paninet me flamuj me vemendje të madhe, përzgjedh midis tyre dhe më tej e mbërthen pranë vetes me putërza atë panine, e kafshon dhe herë-herë e kollufit të tërën madje.

Orakulli Xhema u shfaq në ekzotariumin e Tulës në vitin 2000, i dhuruar nga bashkëpunëtorët e cirkut të qytetit. Rakuna Xhema ka një debolesë të madh për jogurtin, i pëlqen të vallëzojë dhe akoma në mënyrë më virtuale i përpin ëmbëlsirat e vizitorëve. Xhema nisi të parathotë rezultatet sportive me porosi të bashkëpunëtorëve të parkut zoologjik gjashtë vjet më parë. Më shumë se gjysma e parashikimeve të saj kanë dalë të vërteta. Gjetja e finalistëve të kampionatit europian të futbollit Euro-2012 u bë për rakunën Xhema debutimi i një orakulli të nivelit ndërkombëtar. Tani, parashikimet e Xhemës, të gjithë ata që kanë dëshirë, mund t’i gjejnë në mikroblogun e saj në Twitter, me adresën https://twitter.com/euroenot. Në emër rakunës Xhema, këtë mikroblog e mbajnë të aktivizuar bashkëpunëtorët e ekzotariumit.

Maria Domnickaja