Xhenierët nuk kanë gjetur asnjë mjet eksploziv nën makinën e parkuar pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin e Norvegjisë. Kjo është raportuar nga përfaqësuesit e policisë norvegjeze.

"Ne kemi gjetur dhe verifikuar objektin që ndodhej nën makinën e parkuar pranë Ambasadës amerikane. Ai nuk përbën kurrfarë rreziku kërcënues. Kordoni policor u hoq dhe të gjithë të shpërngulurit mund të kthehen në vendet e veta", - thuhet në njoftimin e policisë.

0Policia norvegjeze ka evakuuar sot Ambasadën amerikane në Oslo dhe, si një masë paraprake, rrethoi pjesën më të madhe të qendrës së qytetit, kur erdhi sinjali për prezencën e një objekti të ngjashëm me mekanizëm shpërthyes, që ndodhej nën një makinë të parkuar aty pranë.