0Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev e zhvendosi Sirinë nga lista e vendeve me situatë komplekse socio-politike në listën e shteteve që ndodhen në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ose në gjendje konflikti të armatosur. Dokumenti relevant të martën u vendos në bankën federale të akteve normative dhe administrative.