Së paku 47 persona kanë gjetur vdekjen në Indi për shkak të zjarrit që ra në një tren pasagjerësh, disa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

0Zjarri shpërtheu herët në mëngjes në qytetin Nellore në shtetin indian Andhra Pradesh. Dezhurni në një pikë hekurudhore kalimi vuri re zjarr në njërin nga vagonat e trenit që i kaloi para syve, gjë pas së cilës treni u ndalua. Sipas supozimeve të policisë, zjarri në tren mund të ketë shpërthyer për shkak të një qarku të shkurtër në instalimet elektrike.