Një nga gjykatat në Namibi sot duhet të marrë vendimin mbi rastin (çështjen) e tri grave mbartëse të virusit HIV, të cilat gjoja iu nënshtruan sterilizimit me detyrim. Gjyqtari duhet të vendosë nëse janë shkelur nga ligji të drejtat e aplikanteve, secila prej të cilëve ishte shtatzënë.

Sipas versionit të grave, mjekët u thanë atyre se sterilizimi është i nevojshëm nëse ato duan t’i lindin fëmijët me ndihmën e operacionit cezarian, duke minimizuar në këtë mënyrë rrezikun e transmetimit të virusit foshnjave.

0Nëse gjykata do të marrë anën e grave, ajo mund të ndryshojë ndjeshëm situatën jo vetëm në Namibi, por edhe në vende të tjera të rajonit, ku praktika e sterilizimit të mbajtëseve të virusit HIV është e përhapur gjerësisht.