Referendumi për çështjen e aplikimit të impiçmentit ndaj Presidentit rumun Traian Bashesku, sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare Zgjedhore, nuk u mbajt. Pjesëmarrja e votuesve është vlerësuar në 46 për qind, ndërsa ligji kërkon pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së votuesve. Nëse vlerësimet e Zyrës do të konfirmohen, atëhere Bashesku do të kthehet në pushtet deri në vitin 2014, kur skadon mandati i tij presidencial.

0Traian Bashesku, duke komentuar rezultatet e referendumit, deklaroi se qytetarët rumunë "kanë refuzuar grushtin e shtetit" duke injoruar procesin e votimit.