0Pikërisht atje dhe u zhvillua festimi i Ditës Ndërkombëtare të Tortës 2012, temë kryesore e së cilës këtë vit u bë kozmonautika. Por më e rëndësishmja është se kjo festë "e shijshme" dhe me të vërtetë e ngrohtë e dashamirëse iu dedikua gjithë planetit, miqësisë dhe paqes midis kombeve, popujve, të rriturve dhe fëmijëve. Motoja e festës ishte e tillë: I CAKE YOU, që në përkthim të lirë do të thotë "Erdha te ju me një tortë".

Për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Tortës u kremtua në shkallë ndërkombëtare më 20 korrik të vitit 2011. Iniciatore dhe frymëzuese e kësaj feste ishte Millana Gorenshtein, një ish-qytetare ruse, juriste ndërkombëtare, shkrimtare dhe gazetare. Ja se çfarë tregoi ajo për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë":

- Më 1 janar të vitit 2010 ne shpallëm vendin shpirtëror (sakral) - Mbretërinë e Dashurisë. Ajo zhvillon një sërë projektesh humanitare, laike, paqebërëse. Ne themeluam festën ndërkombëtare Dita e Tortës - festën e miqësisë dhe paqes.

E veçanta e këtij projekti konsiston në faktin se ai i kushton vëmendje të veçantë punës me fëmijët, të cilët konsiderohen "jo-standartë" për shkak të karakteristikave personale apo rrethanave, situatave të jetës - fëmijët Lejla (Indigo), jetimët, fëmijët me aftësi të kufizuara. Në Këshillin e Përkrahjes përfshihen gazetarë dhe veprimtarë kulturorë nga e gjithë bota.

Dita Ndërkombëtare e Tortës 2012, përveç Rusisë, festohet edhe në Ukrainë, Bjellorusi, Moldavi, Azerbajxhan, Gjeorgji, Armeni, Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara. Dhe organizatorët e saj janë mëse të bindur se çdo vit numri i mbështetësve të Ditës së Tortës do të vijë duke u rritur.

Dhe kur numri i pjesëmarrësve të rritet në mënyrë të ndjeshme, torta-simbol do të bëhet patjetër më kreative dhe me më shumë shtesa, të cilën sipas traditës e krijojnë të gjithë pjesëmarrësit e festës bashkarisht! Në këtë tortë të pazakontë çdokush mishëron ëndrrat e veta dhe humorin e mirë. Dhe meqenëse temë e Ditës së Tortës në Moskë u bë kozmonautika, çdo vizitor kishte mundësi ta dekoronte simbolin e ëmbël të ngrënshëm të planetit me ndonjë yll ose flamur të vogël të vendit-pjesëmarrës të festës.

Adhuruesit e kësaj torte të mrekullueshme mundën të vlerësojnë (mjerisht, vetëm teorikisht) shumë ëmbëlsira me tematikë kozmike. Midis tyre edhe tortën martesore kozmike, të zbukuruar me lajle-lule të komplikuara, edhe tortën prej sapuni në formë ëmbëlsirash shumë të shijshme, por të pangrënshme dhe madje tortën prej T-shirts të bukura me printime pamjesh kozmike. Ishte paraqitur edhe “Torta që këndon” - një tortë kjo e përbërë nga yjet ruse të pop muzikës, e cila doli të jetë edhe interaktive. Për kënaqësinë e fëmijëve, me prekjen më të vogël të monitorit special të instaluar posaçërisht pranë tortës, në sallë fillonte të përhapej muzika kozmike.

Aljona Rakitina