0Ekipi kombëtar rus ka shtruar përpara vetes pikësynimin që të renditet në treshen e më të fortëve. Detyra minimum për ekipin - të sigurojë 23-25 medalje ari. Shpresat lidhen, para së gjithash, me sportistët - favoritë të ekipit përfaqësues, thotë Kryetari i Komitetit Olimpik Rus Aleksandër Zhukov:

- Sigurisht, ne kemi lider të padiskutueshëm dhe me ta lidhim shpresat tona më ambicioze, në radhë të parë. Këto janë sportistet tona të notit të sinkronizuar Natalia Ishchenko dhe Svetllana Romashina, të cilat në vitet e fundit në këtë disiplinë kanë fituar të gjitha garat pa përjashtim, Eugenia Kanaeva në gjimnastikën artistike, Maria Sharapova në tenis, Yelena Isinbayeva në kërcimin së larti.

Në përgjithësi, duhet thënë, se ekipi rus i femrave është një arsye e veçantë për krenari. Vetëm disa ditë para fillimit të Olimpiadës faqja (site) FOCUS ONLINE i shpalli ruset sportistet më të bukura të Lojrave Olimpike. Midis tyre është edhe tenistja më e famshëm ruse Maria Sharapova, raketa e parë e botës, e cila do të jetë dhe flamurmbajtëse e ekipit kombëtar në hapjen e Olimpiadës në Londër.

Sprovë tejet serioze do të bëhen Lojrat Olimpike aktuale jo vetëm për sportistët. Për herë të parë, pas Olimpiadës së vitit 1980, Rusia do të sigurojë transmetimin e vet televiziv, "kombëtar" direkt të ngjarjeve sportive të Olimpiadës. Xhirimet në Lojërat e Londrës do të bëhen një lloj përgatitje, provë gjenerale për Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi, venë në dukje ekspertët. Gjatë transmetimit të Lojrave duhet të merren në konsideratë, para së gjithash, interesat kombëtare, mendon Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë ruse "Transmetimi Sportiv" Vasili Kiknadze:

- Struktura e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar OBS (Olympic Broadcasting Service) - shërbimet e transmetimit Olimpik - realizon transmetimin e të gjitha garave sportive. Por ato sigurojnë të ashtuquajturin sinjal ndërkombëtar, i cili duhet të kënaqë çdo vend. Domethënë, ato tregojnë medoemos liderët, fiksojnë disa pika, momente të veçanta të ngjarjeve sportive. Por jo gjithmonë këto pika, këto momente dhe këta liderë, që tregojnë ato, përkojnë me interesat tona.

Sinjali i testimit do të realizohet në Lojrat Olimpike tani për tani vetëm në ndeshjet e volejbollit. Dhe tashmë në bazë të kësaj përvoje do të ndërtohet sistemi i punës në Soçi. Sepse në Olimpiadën Dimërore të vitit 2014 në Soçi tashmë të gjitha llojet e sporteve do të pasqyrohen nëpërmjet “sinjalit kombëtar” të Rusisë.

Se me çfarë gjërash të tjera interesante do t’i befasojnë mysafirët Lojrat Olimpike Dimërore Soçi-2014, të gjithë ata që dëshirojnë mund t’i mësojnë duke vizituar Russia.Sochi Park, i cili do të hapet më 26 korrik. Ky është një park i madh argëtimesh në Parkun Kensington, ku vizitorët me ndihmën e teknologjive më të fundit do të kenë mundësi të ndërmarrin një udhëtim virtual nëpër gjithë territorin e Rusisë, të vizitojnë qytetin turistik të Detit të Zi - Soçi, i cili pas një viti e gjysëm do të presë Lojrat Olimpike Dimërore. Të ngjiten me hekurudhë interaktive me kabllo në format 4D në kreshtat malore të mbuluara me borë të Krasnaja Poliana dhe të shikojnë pistat dhe objektet olimpike jashtëzakonisht befasuese, mbresëlënëse, duhet thënë. Që tani ekspertët konfirmojnë se ky prezanim është projekti më i madh rus që po promovohet në Londër.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica