Presidenti rus Vladimir Putin do të shkojë me 2 gusht me një vizitë të shkurtër pune në Britaninë e Madhe.

Sipas njoftimit të shërbimit presidencial për shtyp, gjatë qëndrimit të vet në Londër Putini do të zhvillojë negociata me Kryeministrin britanik David Cameron. Presidenti rus do të marrë pjesë gjithashtu edhe në një sërë aktivitetesh sportive olimpike.