0Në Moskë janë të prirur të besojnë se Damasku do të vazhdojë t’i përmbahet edhe më tej në mënyrë rigoroze detyrimeve të veta ndërkombëtare, deklaroi diplomati rus. Siria që në vitin 1968 u bë anëtare e Protokollit të Gjenevës të vitit 1925, i cili ndalon përdorimin e gazeve asfiksuese, toksike apo gazeve të tjera të ngjashme si një armë, mjete lufte.

Tema e garantimit të sigurisë së armëve kimike siriane është bërë dominuese që nga dita e hënë, pas deklaratës së bujshme, bombastike të Damaskut se arma kimike do të vihet në veprim vetëm në rast të agresionit të jashtëm. Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi zyrtar i Sirisë Jihad Makdisi deklaroi, se të gjitha depot e armëve kimike janë nën kontrollin e plotë të qeverisë. Ai i quajti qesharake dhe krejtësisht të pavërteta konfirmimet që janë artikuluar në Perëndim mbi përdorimin e armëve kimike kundër opozitës së armatosur. Ja opinioni i analistit politik iranian Hasan Beheshtipura:

- Ky lajm i rremë është përhapur me qëllim nga mediat perëndimore. Në këtë mënyrë Perëndimi me në krye Shtetet e Bashkuara po përgatit terrenin për ndërhyrje në punët e brendshme të Sirisë. Damasku nuk ka nevojë për të marrë masa të tilla drastike kundër opozitës.

Bashar Al- Assad po i bën për mrekulli rezistencë që prej një viti e gjysmë edhe opozitës së armatosur, edhe presionit të fuqishëm politik nga jashtë. Përdorimi prej tij në këto rrethana i armëve kimike kundër kryengritësve do të thoshte ta çonte punën me duart e veta në rrëzimin e regjimit. Sepse në këtë rast kundër Assadit do të ngrihen tashmë jo vetëm armiqtë e papajtueshëm, të betuar të tij, por do t’i kthejnë kurrizin edhe ato pak aleatë që ka.

Në të njëjtën kohë, oponentët e jashtëm të Damaskut, me sa duket, janë në pritje të ndonjë reagimi jo adekuat nga ana e tij ndaj kësaj apo asaj ngjarje, me qëllim që të gjejnë pretekst për ta zgjidhur konfliktin sirian me anë të skenarit ushtarak. Domethënë me anashkalim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në lidhje me këtë Ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin kujtoi, se pikërisht për arritjen e këtij pikësynimi dhe është drejtuar këto ditët e fundit politika e SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore. Diplomati paralajmëroi se kjo nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do të përkeqësojnë akoma dhe më shumë krizën në Siri, dhe atëhere e gjithë përgjegjësia për pasojat tejet të mundshme shkatërrimtare të veprimeve të tilla do të bjerë pikërisht mbi Perëndimin.

0Nxitja, inkurajimi i veprimeve të opozitës së armatosur siriane nga SHBA-të dhe vendet perëndimore nuk është gjë tjetër veçse justifikim i terrorizmit. Kështu e komentoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov refuzimin e tyre për të dënuar shpërthimet e fundit në Damask, si rezultat i të cilave u vranë tre ministra të dikastereve ushtarake. Duam t’ju kujtojmë se Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se sulmet terroriste në Damask ishin të drejtuara kundër "fajtorëve". Kurse Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice i përdori këto sulme terroriste për të theksuar edhe një herë nevojën imediate të miratimit të rezolutës për Sirinë në bazë të kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili parashikon dënime me sanksione deri në përdorimin e forcës ushtarake.

Konstantin Garibov