Autoritetet amerikane nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ligjislacionin mbi qarkullimin e lirë të armëve për mbrojtjen civile në treg, pavarësisht incidenteve të përsëritura me hapjen e zjarrit në vende publike dhe kërkesave këmbëngulëse të opinionit publik.

Me thirrjen drejtuar autoriteteve dhe pjesëmarrësve të fushatës parazgjedhore presidenciale në vazhdim e sipër, për të ndërmarrë hapa për parandalimin e përsëritjes së tragjedive, dolën zyrtarët amerikanë. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg në onair-in e radiostacionit të qytetit i bëri thirrje Barack Obama dhe Mitt Romney që të "rreshtin së foluri rreth asaj se si të bëhet bota më e mirë" dhe të komentojnë, në fund të fundit, problemin aktual të qarkullimit të lirë të armëve në vend.

Megjithatë, edhe Presidenti aktual Barak Obama, edhe kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale republikani Mitt Romney, faktikisht kanë deklaruar refuzimin e vet për tu marrë me zgjidhjen e këtij problemi.