0Kurse Banka ruse “Gazprombank” dhe Banka italiane “Intesa Sanpaolo” deklaruan mbi krijimin e një fondi të përbashkët të investimeve të drejtpërdrejta për të mbështetur biznesin italian dhe biznesin rus si në Rusi, ashtu dhe në vendet e BE-së.

Pavarësisht krizës ekonomike globale, e cila ka mbërthyer në ethe të forta Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe Italinë, Roma po vazhdon të intensifikojë bashkëpunimin me Moskën. Vetëm vitin e kaluar qarkullimi i tregtisë midis Rusisë dhe Italisë u rrit me më shumë se një të katërtën, duke kapur shumën 46 miliardë $. Dhe këtë vit, siç sigurojnë ekspertët, kjo shifër mund të rritet. Pikërisht tani, kur Italia po përjeton kohët e veta jo më të mira, asaj i duhet të fokusohet në "ekonominë reale", thotë Drejtuesja e Agjencisë italiane TMNews Orietta Moscatelli:

- Partneriteti strategjik midis vendeve tona është duke avancuar në dy drejtime. I pari fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, pesha e të cilit është konfirmuar tashmë me nënshkrimin e marrëveshjeve të mëdha, mjaft serioze. Një degë e dytë e këtij drejtimi është "boshti Itali-Rusi", i cili u shfaq gjatë periudhës së drejtimit të Kryeministrit Silvio Berlusconi dhe që mund të rigjallërohet nga Mario Monti. Kryesisht për llogari të zhvillimit të marrëdhënieve në kuadrin e këtij "boshti" Italia ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet njëfarë avokate e interesave ruse në BE.

Pas aderimit të Rusisë në OBT, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin tashmë e nënshkroi ligjin për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë të tregtisë së jashtme, marrëdhëniet me Italinë do të bëjnë përpjetë. Kjo është një premisë, e cila më pas do të rritet e do të marrë konturet e një platforme reale, konkrete, meqenëse mbi Rusinë, si anëtare e OBT-së, do të përhapen të gjitha rregullat e tregtisë ndërkombëtare, tha Orietta Moscatelli:

- Prania e Rusisë në tregun ndërkombëtar do të jetë më e balancuar dhe më e peshuar. Për Italinë, e cila eksporton në mënyrë aktive dhe është e interesuar për të eksportuar në Rusi, kjo është një kthesë shumë e rëndësishme.

Në tetor në Romë do të mbahet raundi i radhës i konsultimeve ndërqeveritare mes Rusisë dhe Italisë. Dhe është mjaft i madh propabiliteti i asaj, që gjatë vizitës së Putinit në Romë, të shpallen vendimet në lidhje me gazsjellësin “South Stream” ("Rryma Jugore"), mendon Orietta Moscatelli. Ky projekt është i nevojshëm dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm si për Rusinë, ashtu dhe për Italinë.

Svetllana Andrejeva, Niva Mirakian