107 sportistë, të cilët duhej të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike në Londër, nuk kanë kaluar doping kontrollin dhe për këtë do të gjobiten. Emrat e sportistëve si dhe vendeve, që duhej të përfaqësonin ata, nuk bëhen publike. Këto të dhëna u raportuan në mbledhjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga Kreu i Agjencisë Botërore Anti-doping (World Anti-Doping Agency, WADA) John Fahey. Ai njoftoi gjithashtu se Agjencia ka ndërmend të kryejë doping teste edhe gjatë Lojrave Olimpike të vitit 2012, madje shumë më shpesh se më parë.