Numri i viktimave të shirave të rrëmbyeshëm në Kinë i ka tejkaluar tashmë të 110 vetët, ndërsa fati edhe i 47 të tjerëve mbetet i panjohur. Gjithsej nga moti i keq janë prekur më shumë se 9 milionë banorë të vendit, mbi një milion prej të cilëve janë evakuuar tashmë.

Sipas llogaritjeve paraprake, fatkeqësia e natyrës shkatërroi krejtësisht 54 mijë shtëpi dhe ka dëmtuar edhe rreth 150 mijë ndërtesa. Dëm i konsiderueshëm i është shkaktuar tokave bujqësore në rajonet e prekura. Shirat e rrëmbyeshëm kanë filluar në disa provinca të Kinës që të shtunën.