0Autokolona e makinave fuoristrada për dy javë do të përshkojë vendet, unikaliteti i të cilave njihet ndërkombëtarisht. Madje më tepër se kaq, UNESCO ka futur në listën e Trashëgimisë Botërore tre zona të maleve të Altajit në territorin e Federatës Ruse (FR), të cilave iu është dhënë një emër i përbashkët “Malet e arta të Altajit (Golden Mountains of Altai). Pjesa më e madhe e itinerarit kalon pikërisht nëpër këtë territor që ndodhet nën kujdesin ndërkombëtar.

Në përfundim të ekspeditës do të hartohet një udhërrëfyes i detajuar. Çdo turist mund të vihet në dijeni, se ku është më mirë për të kaluar natën, për të ngrënë, cilat janë karakteristikat e rrugëve për secilën zonë konkrete dhe cilat objekte turistike hasen përgjatë udhës. Për shembull, rajoni i Altajit në FR ofron pushime të çdo përzgjedhjeje. Ti rikthesh vetes shëndetin e plotë është e mundur në Bjellokurihë. Kjo është një qendër e madhe kurative e dëgjuar matanë Uraleve. Ditët me diell këtu janë po aq, sa edhe në qendrat kurative dhe vendpushimet e Krimesë dhe Kaukazit, pra 260 ditë në vit. Kurse dendësia e aeronitëve - komponentëve kurues kryesorë të ajrit malor- e tejkalon dy herë përmbajtjen e tyre në ajrin e Davosit me famë botërore të Zvicrës .

Adhuruesit e natyrës së virgjër mund të drejtohen për te liqeni i Teleckit, një prej më të mëdhenjve në Rusi, të cilin shpesh e quajnë vëlla të vogël të Bajkalit. Ose të shkosh në liqenin e mistershëm Aja. Në të nuk derdhet dhe prej tij nuk rrjedh as edhe një rrëkezë apo lumth i vetëm, por gjatë kësaj niveli i liqenit mbetet faktikisht i palëvizshëm. Alpinistët nuk do t’i lërë indiferentë edhe mali shumë i lartë i Siberisë, Bjelluha. Këtë emërtim ai e mori nga dëbora e pamatë, që mbulon shpatet e tij nga maja e malit e deri tëposhtë në rrëzë.

Sipas fjalëve të Zv.kryetarit të krahinës së Altajit Boris Llarin, të gjitha rajonet, që shtrihen në zonën paramalore të Altajit, janë të interesuara seriozisht në zhvillimin e degës së turizmit.

- Në Mongoli janë ajmakët perëndorë, të cilët ndodhen larg nga Ulan-Batori, por që zotërojnë një potencial të madh natyror. Bëhet fjalë për peisazhe të mrekullueshme dhe për ujërat e pastra qelibar të lumenjve. Por, për fat të keq, infrastruktura e turizmit në Mongoli është mjaft e prapambetur në krahasim me atë të Rusisë, Kazakistanit dhe Kinës. Një prej detyrave të bashkëpunimit në fushën e turizmit është shkëmbimi i përvojës dhe dhënia e ndihmës, përfshirë edhe investimet.

Disa objekte, që do të vizitohen nga pjesëmarrësit e ekspeditës “Altai-malet e arta”, deri tani janë pak të njohura. Është e rëndësishme që për to t’u tregohet njerëzve.

Ekspedita ndërkombëtare do të përfundojë me 7 gusht në territorin e Rusisë.

Elena Kovaçiç