Autoritetet amerikane kanë gjobitur Universitetin e Pensilvanisë (Pennsylvania State University) me 60 milionë $ në lidhje me shkeljet (krimet) seksuale të kryera nga trajneri i tij i futbollit.

Universitetit, i cili qe bërë i famshëm me lojtarët e vet, i është ndaluar gjithashtu për katër vjet pjesëmarrja në kampionatet e futbollit amerikan në mesin e studentëve, kurse rezultatet e fitoreve të tij gjatë periudhës së viteve 1998-2011 vjet do të anulohet. Shoqata Kombëtare e Atletikës e Studentëve deklaroi se këto sanksione kanë karakter ndëshkimor dhe edukativ.

Fjalë në rastin konkret bëhet për trajnerin Jerry Sandusky, i cili u pranua fajtor në lidhje me 45 raste të abuzimit seksual ndaj të miturve. Aktgjykimi për rastin e tij nuk është shpallur ende, por ka shumë mundësi që ai ta kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës në burg.