Presidenti i Perusë Ollanta Humala në hënën zëvendësoi kryeministrin dhe pesë anëtarë të tjerë të kabinetit të ministrave në lidhje me aksionet e bujshme të protestave të vazhdueshme në mbarë vendin.

Kryetar i ri i kabinetit u bë ish-Ministri i Drejtësisë, i njohuri dikur si aktivist i shquar i të drejtave të njeriut Juan Jimenez. Ai zëvëndësoi në këtë post Oscar Valdes, i cili ka qenë i kritikuar mëse një herë për veprime të ashpra kundër protestuesve.

Pjesëmarrësit e aksioneve të protestës kërkojnë ndalimin e ndërtimit të minierave të reja në një nga rajonet e vendit. Sipas mendimit të banorëve lokalë, ky projekt me vlerë rreth 5 miliardë $ do tu privojë atyre burimet ujore.