0Në Nigeri të paktën 35 vetë gjetën vdekjen si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Edhe 25 persona të tjerë konsiderohen si të zhdukur pa lënë gjurmë. Në rajonin e qytetit Xhos (Jos) uji shkatërroi pendën dhe çoi në vërshimin e ujërave të lumit në zonat e banuara. Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq në Nigeri njoftoi se në këtë rajon janë shkatërruar rreth 200 shtëpi.