Në qytetin nigerian Bauchi ndodhi një shpërthim, si rezultat i të cilit u vra një person dhe 10 të tjerë u plagosën. Sipas njoftimeve të policisë, bomba detonoi në një zonë me shumë bare, kafene dhe objekte të tjera argëtuese.

Grupimi islamik "Boko Haram" pat deklaruar më parë se në këtë pjesë të vendit vepron Ligji i Sheriatit, i cili ndalon përdorimin e pijeve alkoolike.