Interpoli po dërgon një grup ekspertësh në Bullgari për të hetuar sulmin terrorist në aeroportin e qytetit Burgas, i cili morri jetët e shtatë personave, duke përfshirë edhe pesë izraelitë. Ekip i ekspertëve ndërkombëtarë do të përfshihet në procesin hetimor me kërkesë të autoriteteve bullgare.

Policia lokale dyshon se akti terrorist është kryer nga një kamikaze, të cilit i përkiste patenta e falsifikuar e shoferit në emër të një qytetari amerikan që u gjet në vendin e ngjarjes tragjike. Kriminalistët bullgarë kanë identifikuar strukturën e ADN-së të personit të dyshuar dhe kanë marrë shenjat e gishtave të tij, të cilat u janë dërguar tashmë kolegëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.