Në Turqi ndodhi një aksident automobilistik me autobusin që po transportonte turistët nga Rusia. Si rezultat u lënduan 12 persona. Incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Serik. Autobusi po i çonte turistët në aeroportin e Antalias.

Njërit prej viktimave i janë thyer këmbët, të tjerët kanë marrë lëndime të lehta dhe hematoma të indeve të buta. Të gjithë të prekurve iu dha ndihma urgjente mjekësore dhe ata tashmë mund të fluturojnë që sot nga Antalia.