Venezuela është e interesuar në blerjen e disa avionëve gjuajtës multi-qëllimorë rusë “Su-35” («Су-35»). Kjo u njoftua të mërkurën nga Kryetari i shtetit i këtij vendi latinoamerikan Hugo Chávez.

Sipas fjalëve të Chávez, pikërisht siguria, aftësia mbrojtëse dhe zhvillimi i shtetit duhet të jenë çështjet kryesore për Qeverinë në planin e garantimit të mëtejshëm të pavarësisë kombëtare. Rusia është një nga furnizueset kryesore të armatimeve në Venezuelë.