Moska dënoi sulmin e djeshëm terrorist në qytetin bullgar Burgas. Për këtë deklaroi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

"Moska dënon vendosmërisht sulmin kriminal të radhës të terroristëve, i cili ka ndjekur si qëllim vrasjen e civilëve krejtësisht të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, - vunë në dukje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë. - I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të afërmve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Keqbërësit që organizuan dhe kryen këtë krim duhet të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar".

Më 18 korrik në qytetin bullgar të Burgasit u hodh në erë një autobus që po transportonte turistë izraelitë. Sipas informacionit të marrë, shtatë vetë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën.