Shpenzimet e buxhetit federal rus në vitin 2013 për mbrojtjen kombëtare do të rriten në krahasim me vitin 2012 me 25.8 për qind, ndërsa për sigurinë kombëtare dhe veprimtarinë e organeve të zbatimit të ligjit - me 9 për qind, rezulton nga drejtimet kryesore të politikës buxhetore për vitin 2013 dhe periudhën e planifikimit për vitet 2014 dhe 2015.

Në të njëjtën kohë në vitin 2013 do të reduktohen, në krahasim me shumën aktuale vjetore, shpenzimet për shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe kinematografinë, politikën sociale si dhe kapitujt e ekonomisë kombëtare dhe çështjet e përgjithshme shtetërore.