Autoritetet ruse synojnë të arrijnë nga Irani revokimin e padisë, pretendimit me shumë prej 3.985miliardë $, të cilën ai e ka paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Gjenevë, shkruan gazeta ruse "Kommersant". Me këtë shumë e vlerësoi Irani mosplotësimin nga Rusia të kontratës për furnizimin e sistemeve raketore zenit “S-300” (“C-300”).

Në fillim të korrikut u bë e ditur se Irani ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit në Gjenevë me një padi kundër Rusisë, e cila përfshinte jo vetëm dënimin për mospërmbushjen e kontratës në lidhje me sistemet “S-300”, por edhe, në tërësi, për të gjitha marrëveshjet që nga viti 1996. Ekspertët kanë sugjeruar se Teherani po kërkon të nxisë në këtë mënyrë Moskës për të rifilluar plotësimin e kontratës për furnizimin atij të komplekseve raketore zenit “S-300”.