Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Jong-Yun mori titullin e Mareshalit të ushtrisë së Koresë së Veriut. Kjo u raportua sot nga Agjencia Qendrore Telegrafike koreane.

Më parë u përhap informacioni, në të cilin thuhej se saktësisht më 12:00 sipas orës lokale (07:00 GMT) udhëheqja e vendit "do të bëjë një deklaratë të rëndësishme". Herën e fundit një formulim i tillë është përdorur në ditën e njoftimit të vdekjes së Kim Jong Il.