Në Afganistan u dënua me vdekje ushtari Abdul Sabor, i gjetur fajtor për vrasjen e pesë ushtarakëve francezë në janar të këtij viti.

Abdul Sabor hapi zjarr mbi ushtarakët e paarmatosur francezë të forcave të NATO-s në bazën ushtarake të provincës Kapisa më 20 janar. Katër francezë u vranë në vend, një tjetër vdiq më vonë në spital, ndërsa 15 ushtarakë u plagosën.

Incidente të këtij lloji janë bërë të zakonshme në Afganistan. Që nga fillimi i këtij viti viktima të tyre u bënë të paktën 26 persona.