Përleshjet midis trupave qeveritare dhe forcave opozitare po vazhdojnë për të tretën ditë me radhë në periferitë e Damaskut, njoftojnë aktivistët sirianë. Pasi filluan në jug të kryeqytetit, luftimet po zhvendosen tani në rrethinat veriore dhe verilindore të tij.

Çështja e zgjidhjes së konfliktit sirian do të diskutohet të martën në Moskë në takimin e të Dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Autoritetet ruse nuk pajtohen me thirrjet e vendeve perëndimore për të miratuar masa më të rrepta kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.