Në muajin qershor nga thatësira u përfshinë 55% e territoreve kontinentale të Shteteve të Bashkuara, njofton Departamenti Kombëtar i Studimeve oqeanike dhe atmosferike. Herën e fundit një thatësirë e tillë e paparë dhe në shkallë kaq të gjerë është regjistruar në vitin 1956, thonë sinoptikët.

Zona e fatkeqësisë natyrore shtrihet në jugperëndim dhe juglindje të Shteteve të Bashkuara. Në rajonet e prekura prej saj fermerët kanë humbur tashmë rreth një të tretën e prodhimit, të të korrave të veta. Situata është rënduar edhe nga zjarret pyjore: kështu, zjarri që ra në Kolorado ishte më i madhi në historinë e këtij shteti. Për shuarjen e tij u desh më shumë se një javë.