Ura Ambassador mbi lumin Detroit, e cila bashkon qytetin amerikan të Detroitit dhe Windsorin kanadez, të hënën u mbyll për shkak të njoftimeve për një bombë të vendosur në të që erdhën në policinë e Shteteve të Bashkuara. Të dhëna mbi zbulimin e ndonjë mjeti shpërthyes deri tani nuk janë raportuar.

0Të enjten e javës së kaluar për shkak të kërcënimit të sulmit terrorist u mbyll tuneli nëntokësor që lidh po këto dy qytete. Atëhere njoftimi mbi vendosjen e një bombe në të erdhi në policinë kanadeze. Mekanizëm shpërthyes në tunel nuk u gjet.