Zhvillimet e fundit në Siri, duke përfshirë edhe kalimin e disa zyrtarëve të lartë në anën e kryengritësve dhe luftimet e ashpra në Damask, janë shenjë e rritjes së vazhdueshme të presionit mbi Bashar Al-Assadin dhe, për këtë arsye, qeveria e tij nuk do të mund të rezistojë dot më, deklaroi Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton.

Bashkë me këtë, sipas mendimit të Sekretares Amerikane të Shtetit, ka ende kohë për arritjen e transferimit paqësor të pushtetit në Siri, pavarësisht nga fakti se, siç deklaroi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, vendi ndodhet në gjendjen e luftës civile.