Presidenti i Rumanisë Traian Bashesku, kompetencat e të cilit u pezulluan me vendim të Parlamentit të vendit, deklaroi se ai u bë viktimë e kundërshtarëve të vet të korruptuar politikë. Në një intervistën dhënë televizionit rumun Bashesku tha, se Bashkimi Social-Liberal në pushtet provokoi situatën aktuale në vend për të shmangur fillimin e procedimeve anti-korrupsion kundër disa anëtarëve të këtij koalicioni.

Çështja, nëse do të largohet përfundimisht Bashesku nga pushteti apo do t’i rikthehet plotësimit të detyrave të veta, është nxjerrë në referendumin kombëtar të 29 korrikut. Kundërshtarët e Presidentit, të kryesuar nga Kryeministri Viktor Ponta, e akuzojnë Traian Basheskun për abuzim të autoritetit në marrjen e një sërë vendimeve politike.