Në qytetin Bannu, në veriperëndim të Pakistanit, një grup militantësh sulmoi selinë e inteligjencës ushtarake. Sipas të dhënave paraprake, u vra të paktën një ushtarak dhe disa të tjerë janë marrë peng. Zëdhënësi i policisë njoftoi se ndërtesa e selisë është e bllokuar, po vazhdon shkëmbimi i zjarrit.

Në prill, po në atë qytet, talibanët sulmuan burgun dhe liruan rreth 400 të burgosur, duke përfshirë edhe ata të dënuar për terrorizëm.