Kreu i Komitetit Olimpik të Libisë Nabil Elalem është rrëmbyer nga persona të armatosur të dielën në Tripoli. Automobili i zyrtarit libian të sferës së sportit u bllokua nga dy automjete, prej të cilave dolën disa burra të veshur me uniforma kamuflazhi. Personat e paidentifikuar e transferuan zyrtarin në makinën e tyre dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Siç i njoftoi gazetarëve Sekretari për shtyp i Komitetit Olimpik të Libisë, rrëmbyesit deklaruan se përfaqësojnë ushtrinë libiane. Ndaj zyrtarit, sipas fjalëve të Zëdhënësit të Komitetit, ata mbajtën një qëndrim të mirësjellshëm. Vendndodhja e Nabil Elalem, po ashtu si dhe e personave që e rrëmbyen atë, nuk dihet tani për tani.