Në Korenë e Veriut u shkarkua nga posti zyrtar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, njëri nga udhëheqësit më me ndikim të vendit Ri Yong-Ho. Ai është shkarkuar gjithashtu nga të gjitha postet e veta të tjera, duke përfshirë edhe anëtarësimin në udhëheqjen e Partisë të Punës, të vetmes parti qeverisëse në vend.

Njoftohet se Ri Yong-Ho është shkarkuar për shkak të problemeve serioze shëndetësore, por skeptikët e venë në dyshim faktin se pikërisht gjendja shëndetësore ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit nga pushteti të këtij politikani politikani me ndikim të madh.

Ri Yong-Ho konsiderohet një njeri shumë i afërt i rrethit të ngushtë të Kryetarit aktual të vendit Kim Jong Yun. Ai ka luajtur një rol kyç në transferimin në duart e tij të pushtetit pas vdekjes së Kim Jong Il dhe e ka ndihmuar atë për të vendosur kontrollin mbi ushtrinë pas kësaj.