Ambasadori i Japonisë në Kinë, i cili u revokua më parë në Tokio në lidhje me incidentin me ishujt e diskutueshëm, të hënën pritet të kthehet në Pekin.

Disa ditë më parë Japonia ka shprehur protestën e saj kundër vendosjen e tre luftanijeve kineze në ujërat e Ishujve Senkaku. Kina në përgjigje reagoi me deklaratën se këta ishuj janë territor amtar kinez.

Ambasadori japonez në Kinë Uichiro Niwa të dielën u nis për në Tokio për konsultime. Mediat kineze i kanë vlerësuar veprimet e palës japoneze si një protestë serioze për shkak të situatës rreth Ishujve Senkaku.