Autoritetet e Athinës vendosën sot ta mbyllin Akropolin për vizitim nga turistët në kohën lokale 14:00 për shkak të motit shumë të nxehtë.Temperatura në Athinë arriti në 42 gradë Celsius.

Ministri i Kulturës së Greqisë ka premtuar se të martën Akropoli do të jetë i hapur për vizitorët në orarin e vet të zakonshëm 08.00 - 20.00 sipas kohës lokale.

Siç njoftohet, autoritetet e Athinës vendosën masa të tilla duke u kujdesur për shëndetin e vizitorëve. Akropoli është i vendosur në majë të një kodre të pjerrët shkëmbore, ku për mijëra turistë që e vizitojnë atë çdo ditë është e vështirë të gjendet ndonjë qoshe me hije.