Në jug të Francës policia është duke hetuar incidentin që ndodhi në etapën e katërmbëdhjetë të garës çiklistike “Tour de France”: dikush hodhi në mënyrë të çrregullt në rrugën e kalimit të çiklistëve gozhda e thumba të vegjël. Në mesin e atyre, të cilëve iu shpuan gomat e biçikletave, ishin edhe disa nga kryesuesit e garës. Për shembull kampioni aktual Cadel Evans dhe lideri i tanishëm, në bazë të kualifikimit të përgjithshëm të garës, Bradley Wiggins.

Organizatorët e garës çiklistike i dënuan veprimet e personave të panjohur, duke i quajtur ato të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Sipas organizatorëve, kjo ishte një përpjekje e personave keqdashës për të dëmtuar si çiklistët, ashtu dhe vetë turneun çiklistik.