Kryetare e Bashkimit Afrikan, i cili përfshin në radhët e veta 54 shtete të Afrikës, për herë të parë u zgjodh një grua - Ministrja e Punëve të Brendshme të Afrikës së Jugut Nkosazana Dlamini-Zuma.

Në zgjedhjet e mbajtura në Samitin e Bashkimit në Etiopi, ish bashkëshortja e Presidentit të Afrikës së Jugut Jacob Zuma ka anashkaluar Kryetarin në detyrë të Bashkimit Afrikan - Jean Ping nga Gaboni. Ai e kryeson Bashkimin Afrikan që nga viti 2008.