Presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç, në takimin e tyre në Jaltë nënshkruan deklaratën e përbashkët për ndarjen e hapësirave detare në Detin Azov dhe Detin e Zi.

Siç deklaroi Vladimir Putin, ministritë e jashtme të dy vendeve arritën në "marrëveshjet parimore" mbi delimitimin e hapësirës detare "në interes të dy shteteve". Bashkë me këtë Putin theksoi, se marrëveshja e nënshkruar nga presidentët nuk është traktat mbi kufirin, por thjesht konfirmon parimet themelore të dokumentit të ardhshëm, para nënshkrimit të të cilit është e nevojshme të bëhet ende puna ligjore.