Agjencitë e lajmeve, duke iu referuar përfaqësuesve të opozitës siriane, njoftojnë mbi masakrën masive në fshatin Tremseh të provincës Hama. Sipas konfirmimeve të mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut të organizatës “Syrian Observatory of Human Rights”, pas hapjes së zjarrit mbi fshatin në fjalë nga ana e trupave qeveritare me tanke dhe helikopterë, në Termseh hynë njësitë e armatosura mbështetëse të Bashar Al-Assadit dhe bënë një masakër të vërtetë midis banorëve lokalë.

Autoritetet siriane e kanë konfirmuar faktin e masakrës barbare në Hama, por ia ngarkuan gjithë përgjegjësinë për këtë mizori grupeve të armatosura terroriste.