Ish-Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi synon të luftojë për vendin e kryeministrit të Italisë në zgjedhjet që do të mbahen në pranverë të vitit 2013.

Mbi këtë pikësynim të ish-Kryeministrit njoftoi udhëheqësi i fraksionit parlamentar të kryesuar nga Berlusconi të Partisë "Populli i Lirisë" Fabrizio Cicchitto.

Silvio Berlusconi, i cili ka mbajtur 3 herë postin kryeministrit, dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar. Berluckoni premtoi se do të lërë postin e kryeministrit pas miratimit nga deputetët të një pakete masash shtrënguese të destinuara për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë e borxhit.