Ushtria indiane realizoi me sukses lëshimin e raketës balistike "Agni-1", e cila është e aftë të mbartë mbushje bërthamore.

Sipas njoftimeve të mediave, raketa u lëshua të premten në mëngjes nga një sistem i lëvizshëm lançimi, prova u realizua në poligonin e vendosur në ishullin Wheeler, në Gjirin e Bengalit, në afërsi të bregdetit të shtetit lindor Orissa.