Amerikani Bob Russell gjeti në ankandin "I-Bay" makinën e tij të vjedhur 42 vite më parë. Automjeti i tij "Austin Healey-3000" u zhduk në vitin 1970 në Filadelfia, kur ai ishte në një takim me bashkëshorten e tij të ardhshme.

0Për disa dekada Bob Russell u përpoq të gjente makinën e tij dhe muajin e kaluar e pa atë në listën e një ankandi në Internet. Në ankand atë vendosi ta nxjerrë agjenti për shitjen e automjeteve në Los Anxhelos. Për makinën në atë moment ofruan 19.7 mijë dollarë. Duhet thënë se jo pa disa vështirësi makina me ndihmën e policisë u arrit t’i kthehej pronarit të saj të ligjshëm.