Të paktën 8 oficerë polie pakistanezë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në qytetin Lahore në lindje të vendit. Kriminelë të armatosur qëlluan mbi ta në agim në një konvikt të policisë, kur rojet e repartit ishin në gjumë. Sulmuesit arritën të fshiheshin.

0Autoritetet vendase njoftuan se gati të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit ishin nga pjesa veriperëndimore e vendit, ku veprojnë në mënyrë aktive talebanët dhe militantët e "Al-Qaeda". Në Lahore këto trupa policore ndodheshin për manovra stërvitore.