0Kjo do të mundësojë pozicionimin e aeroplanit të ri ndër liderët e tregut të avionëve të patrullimit. Kontrata mes “Rosoboronexport” dhe grupit të kompanive italiane “Finmeccanica” u nënshkrua në Sallonin ndërkombëtar të aviacionit "Farnborough-2012" në Britaninë e Madhe.

Pavarësisht dyshimeve të ekspertëve në pjesëmarrjen e suksesshme të Rusisë në Farnborough, të stimuluara nga problemi që lindi me performancën e grupit të pilotazhit të lartë “Kreshnikët rusë” (russ. «Русские витязи»), ka megjithatë jo pak rezultate konkrete të përfaqësuesve të Rusisë në këtë Sallon. Dhe, mund të thuhet, se ato janë mjaft dinjitoze. Një prej tyre është marrëveshja e bashkëpunimit me kompanitë italiane SELEX Elsag, SELEX Galileo dhe WASS, të cilat hyjnë në grupin “Finmeccanica”. Avioni i patrullimit, i cili do të shfaqet si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me italianët, është planifikuar për t’iu ofruar vendeve të treta.

Nënkryetari i Kompanisë “Rosoboronexport” Aleksandër Mihejev vuri në dukje se kompanitë, të cilat u bënë sakaq partnere, që tani mund të quhen lojtare kyçe në tregun e avionëve patrullues. Bashkimi i forcave do të mundësojë pozicionimin e tyre ndër liderët e tregut. Avioni që do të zhvillohet prej tyre mund të plotësojë detyra të ndryshme, duke përfshirë kontrollin e kufirit, monitorimin e shtigjeve të kontrabandistëve, itinerareve të trafikimit të drogës dhe migrimit ilegal, monitorimin e vendburimeve të naftës, operacionet e shpëtimit dhe monitorimin e mjedisit. Për këtë i njoftoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Zëdhënësi i Kompanisë “Rosoboronexport” Vjaçesllav Davidenko.

Mund të projektohen gjithashtu edhe modifikime militare të avionit me qëllim të përdorimit të tij për sigurimin e ruajtjes së rendit dhe ligjit, për operacionet anti-nëndetëse dhe luftën kundër piraterisë. Lloji i avionit dhe konfigurimi i tij do të përcaktohen duke u nisur nga pikësynimi që të përmbushen në mënyrë sa më rentabël kërkesat operacionale të parashtruara nga ana e përdoruesit përfundimtar.

Specialistët rusë dhe italianë do të kryejnë hulumtimet e marketigut dhe pas kësaj aeroplani mund të vihet në prodhim serik.

0Ndërkohë, duhet thënë, se kjo nuk është kontrata e vetme e lidhur nga Rusia. Vetëm në ditën e parë të punës së Sallonit ndërkombëtar të aviacionit "Farnborough-2012" më 9 korrik Kompania “Iljushin Finanы" («Ильюшин финанс») nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë e Panamasë “South America Aircraft Leasing” për furnizimin e 3 aeroplanëve “An-148” («Ан-148»). Holldingu "Helikopterët e Rusisë" deklaroi se ai ka ndërmend të lidhë një kontratë me Kompaninë italiane “AgustaWestland” për projektimin dhe zhvillimin e një helikopteri të ri të lehtë. Korporata "Irkut" (russ. «Иркут») përfundoi disa marrëveshje me kompaninë franceze “Zodiac Aerospace Group” për zgjerimin e partneritetit në konstruktimin e aeroplanëve të modelit “MS-21” («MC-21»).

Ilia Harllamov