0Por tani, megjithatë, po vjen duke u bërë gjithnjë e më aktuale çështja e korrektimit të drejtimit të zhvillimit të industrisë ruse të aviacionit.

Tregu kryesor për prodhuesit vendas të aviacionit ushtarak po bëhet në mënyrë gjithnjë e më këmbëngulëse ai i brendshëm dhe kjo prirje do të vazhdojë të ruhet. Arsyeja kryesore është dalja e Forcave Ushtarake Ajrore në arenë si kliente të besueshme afatgjata. Numri i avionëve të porositur nga ana e Forcave Ushtarake Ajrore po i afrohet shifrës 400 (nga kjo parti 70 syresh tashmë tashmë janë dorëzuar), ndërsa numri total i tyre në dekadën e tanishëm do të përbëjë më shumë se 600 avionë.

Për familjen e aeroplanëve civilë (avionëve të transportit dhe atyre të pasagjerëve), në kontrast me tregun e aviacionit ushtarak, blerjet vendore janë të pamjaftueshme: për vëllime normale të prodhimit dhe shitjes malli duhet të gëzojë një kërkesë të qëndrueshme të jashtme.

Në këto kushte sallonet e demonstrimit të aviacionit, duke përfshirë edhe Farnborough, janë platforma të destinuara për ta treguar mallin me të gjitha atributet e tij në mënyrë të prekshme. Por tani për tani aviacioni civil rus mund të tregojë “live” vetëm “Superjet-100”. Gjatë kësaj duhet kuptuar drejt se aeroplanët civilë rusë nuk gëzojnë ende një reputacion të tillë që të mund të pretendojnë për pjesë në prokurimet e linjave ajrore kryesore botërore. Reputacioni do të duhet të rifitohet nga e para (nga zero), nëpërmjet incidenteve të tilla fatkeqe si aksidenti ajror i majit me “Superjet-100” në Indonezi, ndoshta, duke ndërmarrë edhe një reduktim serioz të fitimit në kontratat e para. Dhe këtu për industrinë e aviacionit është shumë e rëndësishme mbështetja nga ana e shtetit si në formën e prokurimit "të sponsorizuar" për kompanitë ajrore ruse, ashtu dhe përmes lobimit të prodhimeve vendase në tregjet e huaja nëpërmjet instrumenteve ekonomike dhe diplomatike.

Praktikisht, po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për avionët rusë të transportit. Për të rivendosur prodhimit serik në vëllime të mëdha të avionëve të mallrave, përveç prokurimeve ushtarake, janë të nevojshme edhe porositë nga kompanitë komerciale. Ndërsa tani për tani në Farnborough po fluturojnë “Jak-130” (russ. «Як-130»), një nga avionët më të suksesshëm ushtarak rus të viteve të fundit, dhe “Superjet-100” - dallëndyshja e parë e brezit të ri të aeroplanëve civilë të prodhimit vendas. Sigurisht nuk ka gjasa që në këtë Sallon ne të dëgjojmë për lidhje kontratash të reja prej shumë-miliardë dollarësh për teknikën ruse, por megjithatë është me rëndësi jetike puna për përmirësimin e imazhit, për zgjerimin e kontakteve, për promovimin e mallrave tona. Dhe në këtë rast është dyfish për të ardhur keq në lidhje me ngatërresën që ndodhi me vonesën e vizave britanike, si rezultat i së cilës në qiellin mbi Farnborough nuk do të duken avionët e grupit të pilotazhit të lartë “Kreshnikët rusë” (russ. «Русские витязи»). Në botën e aviacionit nuk ka vogëlsira dhe puna madje nuk qëndron as në faktin se fluturimet spektakolare të “Su-27” (russ. «Су-27») duhej të bindnin ndokënd për diçka. E gjithë çështja qëndron tek demonstrimi i radhës ose i mungesës së vullnetit, ose i ngurrimit të shumë zyrtarëve rusë për të punuar "ashtu siç duhet" dhe për të mbajtur përgjegjësi për atë që bëjnë. Për sa kohë që kjo nuk do të ndryshojë, për ne sallonet ndërkombëtare të aviacionit ashtu dhe do të mbeten thjesht vetëm pretekst për ushqimin e shpresave për suksesin e ardhshëm, i cili duhet të vijë, dreqi e mori, ndonjëherë.