Shkarko audiofailin


Faktin, që puna do të përfundonte me aplikimin e impiçmentit nga ana e parlamentit kundër Presidentit Traian Bashesku, ekspertët në Moskë, që kanë ndjekur me vemendje të përqendruar zhvillimin e situatës në Rumani, as që e patën vënë fare në dyshim.

Dallime evidentoheshin vetëm në lidhje me arsyet e krizës politike. Kështu, analisti i njohur politik dhe anëtari i Dhomës Shoqërore të Federatës Rusisë Sergei Markov është mëse i bindur se në Rumani dhe në Evropë po falimenton modeli i të ashtuquajturit "kapitalizëm - kazino":

- Situata mjaft e mprehtë dhe politikisht e tensionuar në Rumani, sipas mendimit tim, është e lidhur me zgjedhjen e bërë nga vendi të rrugës së zgjidhjes së problemeve ekzistuese social-ekonomike. Pas hyrjes në BE rumunët kanë marrë kredi të mëdha. Dhe mundën të ngrenë me këtë seriozisht standardin e jetesës së popullsisë. Por vjen koha e shlyerjes së llogarive. Ndërsa në pragun e derës përvijohen konturet e valës së re të krizës. Ato që jetojnë më mirë se sa punojnë (ndërsa unë përfshij ndër këto vende jo vetëm Rumaninë, Hungarinë, Poloninë, Greqinë, por edhe "lokomotivat" e BE-së - Gjermaninë, Francën) do të duhet të reduktojnë nivelin e konsumit. Ndërsa në Rumani madje pothuajse dyfish. Modeli anglo-amerikan i "kapitalizmit - kazino", i projektuar dhe i përhapur nga djathtistët, e shtyn sistemin në krizë dhe depresion. Simpatitë e njerëzve po zhvendosen gjithnjë e më shumë në drejtim të partive të majta dhe të qendrës së majtë. Domethënë atyre që dalin në mbrojtje të përgjegjësisë sociale, në mbështetje të drejtësisë, kundër politikës së "shtrëngimit të rripave" në shtresat e varfëra të popullsisë. Ndërsa Traian Bashesku është i njohur si ithtar i masave shtrënguese, gjë kjo që ka çuar shpesh herë në shpërthimin e trazirave masive në mesin e popullatës së vendit.

Vendimi i Parlamentit rumun për të pezulluar kompetencat e Presidentit shkaktoi një mospëlqim serioz të hapur në Shtetet e Bashkuara. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti atë "të papranueshëm dhe të tillë që cënon parimet themelore të ligjit". Shprehu shqetësim në lidhje me këtë edhe Komisioni Evropian. Po çfarë konkluzionesh mund të nxjerrë Bashkimi Evropian nga ngjarjet rumune? - me këtë pyetje Radiokompania “Zëri i Rusisë” iu drejtua analistit politik rus Sergei Markov:

- Unë mendoj se konkluzioni kryesor është ky: BE nuk duhet të zgjerohet për llogari të vendeve me të vërtetë të dobëta, meqenëse kjo është e mbarsur me probleme mjaft serioze për të. Si politike ashtu dhe ekonomike. Për shembull, një vend i tillë është Ukraina, e cila deklaroi tashmë mbi pretendimet e veta për integrim evropian. Dhe i dyti: BE-ja duhet të tregohet shumë e kujdesshme me politikanët, të cilët nderojnë kriminelët nazistë të luftës. Kjo vlen edhe për udhëheqësit aktualë të Letonisë dhe Estonisë. Kurse përsa i përket Zotit Bashesku, miratimi prej tij i veprimeve të kriminelit të luftës - Marshall Ion Antonesku - nuk është gjë tjetër veçse justifikim faktik i agresionit nazist kundër Bashkimit Sovjetik. Politikanët, të cilëve u janë bërë çorap në kokë konceptet historike, janë të paparashikueshëm dhe është e rrezikshme të kesh punë me ta. Fjalë bëhet, sigurisht, për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kurse problemet e veta të brendshme rumunët le t’i zgjidhin vetë ...